Portretet e Nënës Terezë ekspozohen në sheshin e qytetit në Prishtinë

Punimet e realizuara nga një grup artistësh të talentuar do të vihen në ankand publik gjatë këtij viti, ndërsa mjetet e grumbulluara do t’u dedikohen familjeve skamnore që jetojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Prishtinë, 4 dhjetor 2013 – Gjashtë piktura të mëdha me portretin e humanistes shqiptare Nënë Terezës, vepra të anëtarëve të grupit të artistëve “Infinit Art”, janë ekspozuar në sheshin e Prishtinës që mban emrin e saj.  Ato kanë zgjuar interesimin e kalimtarëve të rastit, të cilët janë ndalur për t`i shikuar portretet e Nënës Terezë.

Këto vepra do të nxirren në ankand, gjatë këtij viti, dhe mjetet e grumbulluara nka shitja e tyre do t’iu dedikohen familjeve skamnore që jetojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Infinity Art” është një grup i artistëve të talentuar, të cilët janë të përkushtuar të krijojnë vepra origjinale me vlera artistike në pikturë, skulpturë dhe fotografi.

Skulptori, Marjan Nikolla që njëherit është themelues i këtij grupi, ka treguar për “KultPlus” se synimi i këtij organizimi është që të rinjtë dhe studentët e Fakulteti të Arteve t’ia prezantojnë publikut veprat e tyre. (r.m.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *