“Infinity ART”, ofron veprat në ndihmë të të tjerëve

Janë bërë 104 vjet që kur lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza. Edhe pse ajo vdiq në vitin 1997, nderimet për veprat e saja humane nuk po ndalen asnjëherë. Kësaj radhe, një nderim për lindjen dhe veprën e saj e kanë bërë edhe disa të rinj në Kosovë.

Me iniciativë të “Infinity Art” dhe me përkrahje të Ipeshkvisë së Kosovës, në Katedralen e Prishtinës është shfaqur sot një ekspozitë me portretet e Nënës Terezë.

E sipas Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, ky është një rast i mirë se si të rinjtë kanë gjetur frymëzim në jetën dhe veprën e Nënës Terezë, duke treguar po ashtu edhe se si të rinjtë e kanë përjetuar, si ata e shohin, si ata mundohen të na ofrojnë dhe dhurojnë neve ti kemi punimet e tyre.

Ekspozita e cila është hapur sot do të qëndroj e hapur në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë deri më datën 5 shtator, pikërisht në ditëlindjen e Nënës Terezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *